Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kufizimi i gazetarëve në Kuvend, Zhupa: Minon të drejtën e qytetarëve për t’u informuar
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj planit të bërë publik për kufizimin e gazetarëve dhe kamerave në seancat plenare dhe në ambientet e oborrit të Kuvendit. Zhupa e cilëson këtë nismë si një “monopolizim me regji” të informacionit nën kontrollin e mazhorancës, duke theksuar se një vendim i tillë cenon rëndë lirinë e medias dhe të drejtën e qytetarëve për të qenë të informuar mbi aktivitetin e deputetëve të zgjedhur. Reagimi i plotë i Zhupës: Pas porosisë së Ramës “kujdes nga gazetarët” vjen plani për mos lejuar gazetarët në sallën dhe në oborrin ku zhvillohen seancat plenare. Një kufizim i lirisë së medias, një monopolizim me rregji i ngjarjeve brenda kuvendit nën kontrollin e mazhorancës është i dëmshëm për demokracinë. Ky plan...