Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Dorëheqja e Ermal Dredhës/ Këshilli Bashkiak i Vlorës mblidhet më 22 shtator për të caktuar drejtuesin e ri
                            Këshilli Bashkiak i Vlorës do të mblidhet në datë 22 shtator për të diskutuar në lidhje me dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë, Ermal Dredha, dhe caktimin në krye të institucionit të 1 prej 3 nënkryetarëve. Këta të fundit janë Elis Halili, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo.  Me shumë gjasa, nënkryetari që do të caktohet i komanduar në krye të Bashkisë së Vlorës është Elis Halili.  Kujtojmë se Halili u emërua në detyrë nga vetë Ermal Dredha, përpara se ky i fundit të firmoste dorëheqjen.  Ermal Dredha dha dorëheqjen nga detyra e kryebashkiakut të Vlorës më datë 10 shtator. Përpara dorëheqjes, ai emëroi nënkryetar Elis Halilin.  Halili vjen nga sektori privat, i punësuar në një kompani, dhe që ndiqte projektet në qytetin e Vlorës.   Ndërkohë, Ermal Dredha, i cili drejtonte Vlorën prej muajit korrik 2023, në letrën e dorëheqjes e argumentoi dorëzimin e detyrës si një akt...