Ekskluzive/ Propozoi ndryshimin e rregullores për zgjedhjen e kreut të SPAK, por nuk iu pranua, zbulohet e-mail i anëtarit të KLP

Ekskluzive/ Propozoi ndryshimin e rregullores për zgjedhjen e kreut të SPAK, por nuk iu pranua, zbulohet e-mail i anëtarit të KLP

Ky është e-mail i dërguar KLP-së nga anëtari Erind Mërkuri, i cili propozonte ndryshimin e rregullores për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Në këtë e-mail të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Mërkuri ka kërkuar saktësimin e termit “shumica” që vendos sipas rregullores drejtuesin e SPAK. Ai propozoi ndërhyrjen e KLP mbi numrin e saktë të votave që certifikojnë kreun e ri të SPAK-ut. Top Channel e raportoi këtë lajm në të njëjtën ditë që reaguan ndërkombëtarët, të cilët kërkuan një proces të drejtë dhe transparent në zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK, pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit. Në e-mail, Mërkuri ka kërkuar që drejtues i Prokurorisë së Posaçme të zgjidhet kandidati që merr shumicën e votave...