Burimi: 
								Zeri.ai
								
							
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            Në pranga në Londër për tentativë vrasje dhe trafik droge! Prokuroria konfiskon pasuritë Fatjon Dautit
                            Fatjon Dauti KUKËS-Prokuroria e Kukësit ka konfiskuar pasurinë e Fatjon Dautit, i arrestuar në Londër për tentativë vresja, trafik droge dhe pastri parash. Pasuritë e konfiskuara përfshijnë një njësi banimi me sipërfaqe 100m², një truall me ndërtesë të ndërtuar mbi të prej 64m² dhe një pasuri tjetër me sipërfaqe 30m². NJOFTIMI: Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’ Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës u konfiskuan pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Ky shtetas, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën...