I zhdukur prej 5 muajsh, 85-vjeçari në Durrës kërkon ndihmë për gjetjen e djalit të tij

I zhdukur prej 5 muajsh, 85-vjeçari në Durrës kërkon ndihmë për gjetjen e djalit të tij

Një 85-vjeçar ka denoncuar në Policinë e Durrësit zhdukjen e djalit të tij, A. K., 49 vjeç. I moshuari me iniciale M. K., ka deklaruar se ka humbur kontaktet me djalin e tij 5 rreth 5 muaj më parë më datë 21 prill. Policia ka nisur hetimet dhe po punohet për gjetjen e 49-vjeçarit. “Në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur shtetasi M. K., 85 vjeç, banues në Durrës, i cili ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin A. K., 49 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.