Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet lokale në Kosovë, reperi tërheq vëmendjen: Votoni Don Xhon se tjetër s’bon
Reperi i njohur, Don Xhoni, ka marrë gjithë vëmendjen me një postim që ka bërë së fundmi në Instagram. Përmes një foto të publikuar, ai u ka thënë ndjekësve të tij që ta votojnë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, ndonëse ai vetë nuk është kandidat në asnjë garë zgjedhore. “Zgjedhjet po afrohen, votoni Don Xhon se tjetër s’bon”, shkruan reperi në postimin e fjalë, duke e shoqëruar mesazhin me një ikonë kurore. Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 12 tetor, ku qytetarët do të zgjedhin përfaqësuesit politikë që duan t’i shohin në krye të komunave të tyre. Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, prej vitesh është ndër emrat më të përfolur në skenën muzikore shqiptare, duke publikuar projekte që janë pritur me adhurim nga fansat.