Gjermania zyrtare: Reforma në BE duhet ti paraprijë zgjerimit me vende të reja si Shqipëria

Gjermania zyrtare: Reforma në BE duhet ti paraprijë zgjerimit me vende të reja si Shqipëria

Shqipëria po bën hapa përpara në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian megjithatë mbetet e paqartë nëse vullneti politik do të mjaftojë për të arritur objektivin e anëtarësimit deri në vitin 2030. Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Gunther Krichbaum, deklaroi se Shqipëria është në një rrugë të mirë drejt BE-së, por theksoi se ka ende potencial për përmirësim, veçanërisht në fushën e shtetit ligjor. Sipas DW, Krichbaum nënvizoi gjithashtu qëndrimin e Gjermanisë, sipas të cilit duhet të ketë reforma të brendshme brenda vetë Bashkimit Evropian përpara një zgjerimi të ri. Ndryshimet përfshijnë çështje të ndjeshme si e drejta e vetos. “Kjo duhet të ecë paralelisht, sepse ndryshe mund të krijohet një situatë ku aftësia vepruese e BE-së do të jetë shumë e kufizuar,” tha...