Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në Shëngjin, Rama ndan pamjet: Ecim pa ndalim

Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në Shëngjin, Rama ndan pamjet: Ecim pa ndalim

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet në rrjetet sociale nga ky aksion, ku shfaqen dhjetëra biznese që po heqin vullnetarisht objektet e ndërtuara në hapësira publike.  Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej muajit korrik në të gjithë vendin. Strukturat metalike dhe çadrat e lokaleve, që kishin zaptuar territor publik, janë çmontuar për të bërë të mundur krijimin e hapësirës publike për qytetarët.