Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Trafik droge dhe pastrim parash’/ Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e familjarëve të shqiptarit në Londër
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka ekzekutuar urdhrin për konfiskimin e pasurive të familjarëve të Fatjon Dautajt, i cili ndodhet në arrest në Mbretërinë e Bashkuar për një sërë veprash penale të rënda. Sipas njoftimit zyrtar, vendimi vjen pas kërkesës së Prokurorisë, në kuadër të hetimeve për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, vepër e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Fatjon Dautaj, i arrestuar nga Policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, është gjithashtu në hetim nga Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA) në Angli për “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”. Njoftimi i Policisë: Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. i arrestuar në Londër për...