Meta kërkon sërish lirinë, kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka

Meta kërkon sërish lirinë, kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka

Ilir Meta ka bërë një kërkesë për lirim para gjyqtares Irena Gjoka. Te Gjoka, gjyqtare paraprake e çështjes ndaj tij, Meta kërkon shfuqizim të masës “arrest në burg”. Kjo kërkesë do të shqyrtohet të premten në Gjykatën e Posaçme. Më 8 shtator, ish-presidenti i Republikës, i pandehur për tre vepra penale, regjistroi një tjetër betejë të dështuar në luftën e tij për t’u liruar nga burgu. Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e ish-presidentit për të zëvendësuar me një masë më të butë masën “arrest në burg”, që e vuan prej tetorit të vitit të kaluar. Në Apel, Meta kundërshtoi vendimin e 13 gushtit të Shkallës së Parë, që e la të izoluar në paraburgim, por nuk mundi të bindë gjyqtaren Igerta Hysi për...