Rama takohet me shefin e NATO-s, Rutte: Shqipëria, një aleat i fortë. Rama: Port ushtarak në Porto Romano

Rama takohet me shefin e NATO-s, Rutte: Shqipëria, një aleat i fortë. Rama: Port ushtarak në Porto Romano

Kryeministri Edi Rama u takua këtë të mërkurë në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATOS Mark  Rutte. Në  një deklaratë të përbashkët për mediat, Rutte  vlerësoi kontributin e vendit tonë në Aleancë dhe theksoi se Shqipëria këtë vit do të arrijë nivelin 2% të shpenzimeve për mbrojtjen. “Është një nder i madh të kem këtu mikun tim të ngushtë, Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë. Shqipëria është një aleat i fortë. Shqipëria këtë vit do të arrijë nivelin 2% të shpenzimeve për mbrojtjen, që është një angazhim i madh. Shqipëria po zhvillon industrinë e saj të mbrojtjes, përfshirë edhe përmes ndërmarrjes shtetërore, çka është e rëndësishme sepse na duhet një bazë  më e fortë industriale e mbrojtjes më e fortë në të gjithë NATO-n. Ju...