Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Thaçi u kërcënua, për të firmosur”/ James Rubin, jep dëshminë e tretë në Hagë: Nuk kam qenë në dijeni
Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, vijon dëshminë e tij për të tretën ditë në Gjykatën Speciale në Hagë, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Gjatë seancës, Rubin u pyet nëse kishte dijeni për ndonjë kërcënim të mundshëm të bërë nga Thaçi ndaj dy anëtarëve të delegacionit kosovar në Rambuje, që nuk ishin pjesë e UÇK-së. Ai deklaroi se nuk kishte informacion për ndonjë kërcënim fizik. “Nuk kam qenë në dijeni për ndonjë kërcënim fizik nga ana e Thaçit. Por duhet ta dallojmë presionin fizik nga ai moral apo ideologjik,” theksoi Rubin. Ai shtoi se, në fakt, ishte vetë Thaçi që ishte vendosur nën presion të madh diplomatik nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, për të firmosur marrëveshjen e...