Berisha nxjerr CV-në e Pirro Vengut: Anëtar i kartelit Troplini, dha pronat e ushtrisë tek… (Foto)

Berisha nxjerr CV-në e Pirro Vengut: Anëtar i kartelit Troplini, dha pronat e ushtrisë tek… (Foto)

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një “CV” të Pirro Vengut, i rikonfirmuar nga Rama si Ministër i Mbrojtjes. Në CV, sipas Berishës, tregohet qartë karriera e Vengut, e cila i mundësoi edhe qëndrimin e tij në kabinetin qeverisës. Në CV, Berisha i rendit Vengut anëtarësimin në kartelin Troplini, ‘suksesin’ si drejtor i Portit të Durrësit ku nuk është kapur asnjë kilogramë kokainë gjatë periudhës që ka shërbyer ai dhe ndihma që ka dhënë në dorëzimin e pronave të ushtrisë tek oligarkët e Ramës.