Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Doganat shqiptare do të implementojnë sistemet digjitale të BE-së
Përafrimi legjislacionit dhe implementimi sistemeve doganore të Bashkimit Evropian ishin në qendër të takimit që zhvilloi në Bruksel Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, me Departamentit të Taksave dhe Doganave në Komisionin Evropian (DG TAXUD), z. Matthias Petschke dhe ekspertët BE për doganatDiskutimet kryesore, sipas burimeve zyrtare, u përqendruan te zbatimi i udhërrëfyesit të Kapitullit 29, në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.Përfaqësuesit e DG TAXUD vlerësuan maksimalisht përpjekjet dhe progresin e arritur nga Doganat Shqiptare në procesin e negociatave për antarësim.Drejtori Gazheli ritheksoi angazhimin e Administratës Doganore Shqiptare për përafrimin e legjislacionit doganor me atë të BE-së, forcimin e kapaciteteve administrative dhe infrastrukturore, si dhe implementimin e sistemeve digjitale modern kryesisht sistemet NCTS (tranzit), AES (eksport), AIS (import),...