Super e mërkura e Champions

Super e mërkura e Champions

Mbrëmja e sotme do të jetë një natë magjike për futbollin evropian, pa hezitim mund t’i referohemi si “Super e Mërkura Champions”, me 4 përplasje të mëdhenjsh që premtojnë spektakël, emocione dhe dramë në fushën e blertë. Një natë nga ato që bëjnë bashkë tifozët që jetojnë për këto momente. Një natë kampionësh, të cilët jua sjell më afër vetëm Tring, platforma sportive më e madhe në Shqipëri.   Në Tring Sport 1, nga mitiku “Anfield”, Liverpool përballet me Atletico Madrid, në një duel që mund të jetë përkufizimi i saktë i togfjalëshit “luftë taktike”. Slot kundër Simeones në një përballje filozofish, ku intensiteti dhe nervi do të jenë në çdo centimetër të fushës. Në Tring Sport 2, drejtpërdrejt nga Mynihu, Bayern pret Chelsea. Me yjet në superformë...