Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gara për kreun e ri të SPAK/ Mblidhet KLP, të pranishëm edhe zyrtarët amerikanë. Kandidatët 3 javë afat për dorëzimin e dokumentacioneve
Është mbledhur mëngjesin e sotëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke hapu kështu zyrtarisht garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, në afrim të datës së mbarimit të mandatit të Atin Dumanit, në dhjetor 2025. Në mbledhjen e sotme u caktua tre javë afat për të gjithë kandidatët që duan të jenë në krye të SPAK, në mënyrë që të dorëzojnë dokumentacionet përkatëse. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, e cila ndoqi nga afër mbledhjen, raporton se të pranishëm në sallë kanë qenë edhe përfaqësues të ambasadës amerikane në vendin tonë. Top Channel