Nën mbikqyrjen dhe mesazhet e ndërkombëtarëve, KLP bën “hap pas” nga ndryshimi i rregullores për zgjedhjen e kreut të SPAK

Nën mbikqyrjen dhe mesazhet e ndërkombëtarëve, KLP bën “hap pas” nga ndryshimi i rregullores për zgjedhjen e kreut të SPAK

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit amerikanë, nuk u diskutua propozimi i bërë më herët nga anëtari Erind Mërkuri, i cili kërkonte ndryshimin e rregullores për drejtuesin e SPAK. Duket se mesazhet e dhëna pak ditë më parë nga zyrtarët amerikanë në Tiranë, për një proces të drejtë dhe transparent në zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK, kanë bërë që KLP të tërhiqet nga kjo kërkesë e Mërkurit, i cili siç raportoi gazetarja Anila Hoxha pak ditë më parë, kërkoi saktësimin e termit “shumica’ që vendos sipas rregullores drejtuesin e SPAK. Kështu mbetet në fuqi rregullorja e vjetër që KLP ka aplikuar edhe më parë. “Edhe SPAK-u i nënshtrohet ligjeve të...