I dehur në timon bënte manovra të rrezikshme në mes të qytetit, arrestohet 34-vjeçari në Bulqizë

I dehur në timon bënte manovra të rrezikshme në mes të qytetit, arrestohet 34-vjeçari në Bulqizë

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, bënte manovra të rrezikshme në qendër të banuar dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës, arrestohet 34-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me oficerin e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Dibrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. D., 34 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen e vjetër të qytetit, është konstatuar nga patrulla e Policisë duke bërë manovra të rrezikshme me automjetin e tij. Menjëherë është ndërhyrë dhe është ndaluar automjeti që drejtohej nga 34-vjeçari. Pasi i është bërë testi i alkoolit, i cili ka rezultuar se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme, gjatë ushtrimit të detyrës...