Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Muhamedin Kullashi: Dy fjalë rreth termave “Qenia” dhe “Qeniesimi” të Heideggerit
Heidegger „Qenia“ (“Seiende”) si participi prezent i thjesht i foljes « me qenë » ose “të jesh” emërton në metafizikë gjërat reale që ekzistojnë. Te Heidegger-i (Hajdegeri) « qenie » nuk janë vetëm gjësendet e natyrës por edhe objektet artificiale, poashtu edhe zotat, mitet, besimet, idetë, njerëzitë, të pranishëm apo ata që nuk janë aty të pranishëm, pa i harruar edhe qeniet e kalura dhe ato të ardhshme. Nga Muhamedin Kullashi Heidegger-i shkruan : « Njerëzit poashtu, sikurse edhe gjërat e prodhuara nga njerëzit, sikurse edhe efektet dhe rrethanat që dalin si rrjedhojë e aktivitet njerëzor, të gjitha këto bëjn pjesë në qenia. Bën pjesë edhe e mundshmja, ndonëse ende-jo-reale. Por e mundshmja është, siç cekë Heidegger-i në librin “Hollzwege” ( në frengjisht “Chemins qui...