Këto janë vargje dashurie për ata që s’dashuruan kurrë…

Këto janë vargje dashurie për ata që s’dashuruan kurrë…

Nga Artan Gj. Hasani këto janë vargje dashurie për ata që s’dashuruan kurrëdhe për ata që kujtuan se shumë dashuruan… për ata që kishin frikë të rrinin vetëmdhe për ata që nevojën për të pasur dikëme dashurinë gjithnjë e ngatëruan… për ata që i jetuan vitet e gjata krenarishtduke vrarë çastet më të bukur të jetës… dhe për ata që i qëndruan besnikë njëri- tjetritpor kurrë vetvetes… për ata që përçmuan çdo luleqë bahçja e tyre s’e kishte… dhe për ata që s’mundën të kuptoninqë edhe tradhëtia një dashuri e re ishte… i kam dashur vërtet shumë të gjithëdhe u kërkoj ndjesë nëse ndonjëherë i kam lënduarnë plagët që mendonin se s’i kishin…nëse ua kam trazuar gjumin pa ëndrra që flininkur pengjet më të thella...