Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Ansambli “Kastriotët” nga Ferizaj shpërblehet në Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës në Turqi
Ansambli Artistik i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” nga Ferizaj është shpërblyer me çmimin për performancën më të mirë në Festivalin e 17-të Ndërkombëtar të Kulturës, i cili u mbajt në Prefekturën e Ankarasë, Bashkinë Çubuk në Ankara dhe Bashkinë Inegöl në Bursa, ka njoftuar kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. Në këtë festival, përveç përfaqësimit me këngë e valle shqiptare, u zhvilluan edhe takime protokollare me drejtuesit e bashkive dhe komunitetin kulturor. Ndërkohë, koreografi Bajram Tahiri u nderua me titullin e veteranit të festivalit. “Sot prita drejtuesit e anëtarët e AAKV ‘Kastriotët’ për t’i përgëzuar për këtë sukses dhe urat e bashkëpunimeve që po krijojnë me përfaqësimin e vlerave kulturore të Ferizajt”, ka shkruar Aliu. ObserverKult Lexo edhe: NË KUJTIM TË MIKES DHE POETESHËS PA NJË...