Futën në rrjetën e piramidave online mijëra qytetarë! 6 agjentët dalin sot para Gjykatës

Futën në rrjetën e piramidave online mijëra qytetarë! 6 agjentët dalin sot para Gjykatës

pamjet nga shoqërimi FIER-Gjashtë të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online janë paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier. Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi, dhe Brunilda Ndini do të dalin para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtar Genci Busho dhe Prokurore Jonida Allushi, për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndërkohë, në kërkim vijojnë të jenë edhe bashkëshortët Erledio dhe Alma Shebeku, të dyshuar si pjesë e skemës mashtruese. Operacioni u shtri në Dibër, Fier, Lushnjë, Divjakë Tiranë e Gramsh, qytete me numrin më të lartë të përdoruesve. Baza e mashtrimit online ndodhej në Lushnjë, në pronësi të Arbër Çelës, i njohur si 'Profesori'. Ndërkohë në Divjakë në krye të saj qëndronin dy gra...