Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vuçiç “po luan me dy porta”, opozita nxjerr zbuluar presidentin, ja pse ai po e sajon historinë e “Maidanit serb”
Marsela SHYTIA Në qarqet evropiane, sipas informacioneve jozyrtare, mbizotëron mendimi se mesazhi i SVR-së ruse se BE-ja po përgatit një “Maidan” në Serbi është vetëm propagandë, të cilës iu bashkua edhe propaganda serbe, pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiç përmend se në protesta janë të përfshira tre shërbime sekrete evropiane, por se “nuk mund të thotë se cilat”. Për më tepër, propaganda serbe, përpara përvjetorit të rënies së tendës, sipas vlerësimeve në qarqet evropiane, po përhap edhe gënjeshtrën se demonstruesit, ose “bllokuesit” siç quhen ndryshe, po planifikonin dhunë ekstreme fizike, sipas N1 Slovenia. Pretendimet ruse Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë (SVR) njoftoi se Bashkimi Evropian qëndron pas “trazirave në Serbi” dhe se përvjetori i rënies së tendës do të përdoret për të përfunduar “Maidanin...