“Dëm i pakthyeshëm”- Pse gjyqtari Boshku pezulloi shkarkimin e drejtorit të AMP-së, ‘e shpëtoi’ Vetingu

“Dëm i pakthyeshëm”- Pse gjyqtari Boshku pezulloi shkarkimin e drejtorit të AMP-së, ‘e shpëtoi’ Vetingu

Marko Boshku, Glodian Ahmetaj dhe Edi rama TIRANË- Marko Boshku, ishte gjyqtari i radhës, i shënjestruar nga kryeministri Edi Rama, për vendimmarrjet e tij, sipas të parit të qeverisë, në shkelje të interesit publik. Boshku, anëtar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, ka marrë një vendim kundër shkarkimit të ish-drejtorit të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore për rajonin Vlorë-Gjirokastër, Glodian Ahmetaj. Vendimi për shkarkimin e Ahmetajt është marrë në datën 6 Gusht të këtij viti, një ditë pasi ishte vendosur transferimi i tij, nga drejtor i AMP-së në Vlorë, në këshilltar të Drejtorit të Përgjithshëm. Nuk dihet se pse pikërisht një ditë pas transferimit, është vendosur përjashtimi i Ahmetajt nga radhët e AMP-së, me pretendimin se familjarët e tij kishin kryer një ndërtim pa leje...