Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Çmenduria e fatit të Mourinho… Benfica e shkarkoi së fundi si trajner, tani pritet të marrë drejtimin e saj
17 Shtator 2025 9:27 Alfred Lleshi Benfica ka njoftuar largimin e Bruno Lage, menjëherë pas humbjes së rëndë dhe surprizuese në Champions ndaj Qarabag. Presidenti Manuel Rui Costa deklaroi: “Faleminderit Bruno për përkushtimin dhe punën e bërë, por është koha të ndryshojmë. Nuk kemi humbur asnjë nga objektivat e sezonit, por nuk mund të rrezikonim ta kompromentonim të gjithë sezonin”. Rui Costa shtoi se trajneri i ri duhet të jetë fitues dhe ta kthejë menjëherë skuadrën në nivelin që kërkojnë tifozët. Për thashethemet mbi José Mourinho, presidenti tha: “Është e kotë të flasim për emra, sot thjesht mbyllëm kapitullin me Bruno Lage”. Megjithatë, Mourinho, i lirë pas shkarkimit nga Fenerbahçe, direkt pas eleminimit ndaj Benfica në “play off” të Champions-it, shihet si kandidat kryesor. Vendimi...