Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bie në prangat e policisë 53-vjeçari/ Kapet në flagrancë duke kaluar kufirin me produkte ushqimore pa faturë
Një 53-vjeçar nga Rahoveci është arrestuar nga Policia Kufitare në Shishtavec, pasi u kap duke kaluar ilegalisht kufirin me një automjet të ngarkuar me produkte ushqimore pa faturë. Ngjarja ndodhi në fshatin Pakisht, ku mjeti tip kamionçinë u ndalua gjatë një kontrolli rutinë. Policia sekuestroi automjetin dhe mallrat e kontrabanduara. Ndaj shtetasit S.V. rëndojnë akuzat për “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”. Njoftimi i policisë: DVKM Kukës/Vijojnë kontrollet intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në kufi. Kaloi ilegalisht kufirin, me një automjet me produkte ushqimore pa faturë, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet 53-vjeçari. Sekuestrohen automjeti dhe produktet. Shërbimet e Policisë Kufitare në Shishtavec, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, gjatë kontrolleve...