Tragjeditë në vend/ Eksperti rrugor tregon shkaktarët: Mjetet luksoze me 224 km/h, burim kryesor aksidenti

Tragjeditë në vend/ Eksperti rrugor tregon shkaktarët: Mjetet luksoze me 224 km/h, burim kryesor aksidenti

Fadil Likaj, ekspert i sigurisë rrugore, i ftuar në një studio televizive tregoi burimin kryesor të aksidenteve në vendin tonë. “Aksidentet në Shqipëri vijnë nga mjetet luksoze dhe nga shpejtësitë e mëdha. Sa më e madhe shpejtësia, aq më e madhe forca e përplasjes. Rrjedhimisht, aq më të mëdha janë dëmet. Në eksperiencën time, aksidenti me shpejtësinë më të madhe ka qenë me 224 km/h”, tha Likaj. “Ne nuk kemi rrugë për shpejtësi të tilla. Aksidentet nga shpejtësia ndodhin në të gjithë botën, ku janë aksidentuar edhe me 300 km/h. Por, në Shqipëri kemi mosrregullimin e shpejtësisë në kushtet e rrugës”, shtoi eksperti i sigurisë rrugore.