Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
(VIDEO) Tre murgesha ‘arratisen’ nga azili i pleqve dhe kthehen në manastirin e tyre
Tre murgesha austriake kanë sfiduar dioqezën e tyre, duke u larguar nga një azil pleqsh dhe duke u rikthyer në ish-manastirin e tyre në Salzburg. Më 4 shtator, Motra Regina (86), Motra Rita (81) dhe Motra Bernadette (88) u zhvendosën sërish në Kështjellën Goldenstein, ku kishin kaluar pjesën më të madhe të jetës së tyre, duke shkaktuar reagime të ashpra nga kisha lokale. Në manastir, murgeshat fillimisht u përballën me mungesë të energjisë elektrike dhe ujit të rrjedhshëm, por besimtarë dhe ish-nxënëse të tyre u erdhën në ndihmë duke siguruar gjeneratorë dhe mbështetje të përditshme. Ndërkohë, ato janë bërë aktive në Instagram, ku kanë mbledhur mbi 10 mijë ndjekës në pak ditë, duke dokumentuar jetën e tyre të përditshme. Mosmarrëveshja me eprorin Markus Grasl ka...