Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi, deputeti Kamberi kërkon zbardhjen e vrasjes së 135 ushtarëve shqiptarë në vitet ’80
Shaip Kamberi, deputet nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se në Serbi po bëhen përgatitjet e fundit në funksion të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Kamberi ka deklaruar se kjo nismë ka shkaktuar shqetësim te shqiptarët në Luginë të Preshevës. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar propozimin për themelimin e një Komisioni të posaçëm, me mandat për të zbardhur rastet e vdekjeve të 135 ushtarëve shqiptarë në radhët e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ) gjatë viteve ’80. “Aktualisht, në Serbi, janë duke u bërë përgatitjet e fundit për futjen në funksion të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Kjo nismë ngjallë shqetësim te shqiptarët në Luginë të Preshevës për shkak të përvojave të dhimbshme historike në trajtimin diskriminues dhe tragjeditë...