Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
FOTO – Humbi jetën duke eksploruar shtegun Theth- Valbonë, ja kush është turisti nga Holanda…
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në zemër të Alpeve Shqiptare, në zonën malore të Valbonës, ku një turist nga Holanda ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes nga një lartësi e konsiderueshme e një shkëmbi duke rënë në humnerë, gjatë një ecjeje individuale në një nga majat e thepisura. Presidenti i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor, Artur Guni, konfirmoi ngjarjen dhe dha një reagim zyrtar mbi situatën. “Është një ditë e trishtë për të gjithë komunitetin tonë. Humbja e jetës së një turisti të huaj në Valbonë është një tragjedi që na prek thellë. Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të ekipeve të shpëtimit nga Shqipëria dhe Kosova, nuk arritëm ta shpëtojmë jetën e tij. dhe në orët e vona të kësaj të...