Ilir Meta, kërkon lirinë/ Ja kur do të mbahet seanca në GJKKO për shqyrtimin e kërkesës

Ilir Meta, kërkon lirinë/ Ja kur do të mbahet seanca në GJKKO për shqyrtimin e kërkesës

Më 19 shtator mbahet në GJKKO seanca për shqyrtimin e kërkesës së kreut të PL-së, Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’. Raportohet se kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Gjyqtarja Irena Gjoka do vendosë nëse çështja ndaj Ilir Metës dhe të tjerëve do shkojë për gjykim, do kthehet për hetime shtesë në SPAK apo do pushohet. SPAK përfundoi hetimet më 28 korrik, duke bashkuar tre çështje: aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, si dhe Pirro Xhixho e Ema Çoku, akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion. Xhixho akuzohet konkretisht për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë,...