Kryebashkiaku i Londrës sulmon Trump: Ka ndezur flakën e politikës përçarëse në të gjithë botën

Kryebashkiaku i Londrës sulmon Trump: Ka ndezur flakën e politikës përçarëse në të gjithë botën

Donald Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar mes kritikave të ashpra nga kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan dhe tensioneve politike për Starmer. Presidenti Donald Trump ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar të martën në mbrëmje, në një vizitë shtetërore të shumëdiskutuar, teksa përballet me kritika të forta nga kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan. Khan e ka akuzuar presidentin amerikan se është ndër figurat kyçe që kanë nxitur të djathtën ekstreme dhe politikën përçarëse në mbarë botën. Në një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë së Keir Starmer për qëndrimin e saj ndaj Trump, Khan deklaroi se veprimet e presidentit amerikan – përfshirë përdorimin e ushtrisë në qytetet amerikane dhe shënjestrimin e pakicave – janë “drejtpërdrejt nga manuali i një autokrati”. Sipas gazetës The Guardian, një plan...