Anis Mehmeti mund të shënonte shumë gola me Bristol Sitin, Toma kalon në Poloni

Anis Mehmeti mund të shënonte shumë gola me Bristol Sitin, Toma kalon në Poloni

Adriatik BALLA Armando Broja është lojtari shqiptar që ka marrë më shumë vëmendje në Premier League angleze, por ai nuk është i vetmi që spikat në Angli. Armando Dobra është gjithashtu i njohur, por kohët e fundit ai që po spikat më shumë nga shqiptarët është Anis Mehmeti, që luan me Bristol Sitin dhe ka bërë një performancë të shkëlqyer. Broja kaloi këtë edicion te Bernli, luajti një ndeshje titullar, por në takimet e tjera ka luajtur pak minuta nga fundi. Mbetet të shihet nëse do ta fitojë apo jo vendin e titullarit. Por situata për të është e rëndë, pasi një sulmuesi i duhen golat dhe ka kohë që Broja s’po e gjen rrugën e rrjetës as në Kombëtare e as në Premier League,...