Elton John zbulon kërkesën e pazakontë të mjekut para operacionit në gju

Elton John zbulon kërkesën e pazakontë të mjekut para operacionit në gju

Elton John ka zbuluar kërkesën e çuditshme që i bëri mjekut të tij pak para se t’i nënshtrohej një operacioni në gju. Muzikanti 78-vjeçar, i cili ka zëvendësuar të dy gjunjët vitet e fundit, si dhe legenin e djathtë pas një rrëzimi që e detyroi të shtynte turneun e tij të lamtumirës në vitin 2021, shpjegoi në dokumentarin Touched By Gold se kërkoi të mbante kapakët e gjunjëve të tij të vjetër dhe t’i shndërronte në bizhuteri me ndihmën e stilistit Theo Fennell. “Kur më hoqën kapakët e gjunjëve, së pari atë të majtën dhe pastaj atë të djathtën, e pyeta kirurgun nëse mund t’i mbaja, gjë që e habiti vërtet”, tha ai. Theo Fennell e përshkroi procesin: “Na u desh t’i piqnim për t’i...