Mori para për të nxjerr të burgosurin nga qelia,arrestohet polici i burgjeve

Mori para për të nxjerr të burgosurin nga qelia,arrestohet polici i burgjeve

Në lidhje me pamjet e transmetuara nga emisioni investigativ “Stop”, ku shfaqet punonjësi i Policisë së Burgjeve, Irakli Leka, njoftojmë se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, nën drejtimin e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka organizuar dhe realizuar operacionin që çoi në lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit Irakli Leka, me detyrë Shef i Regjimit të Brendshëm në IEVP Lushnjë. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2 i Kodit Penal.Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.