Vetëvrasja e shqiptarit në anije, “Home Office” nuk iu përgjigj shqetësimit për shëndetin e tij

Vetëvrasja e shqiptarit në anije, “Home Office” nuk iu përgjigj shqetësimit për shëndetin e tij

Home Office nuk iu përgjigj shqetësimeve të ngritura për shëndetin mendor të një të riu shqiptar që humbi jetën në anijen e akomodimit për azilkërkues, Bibby Stockholm. Kjo u bë e ditur gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në Bournemouth, Dorset. Ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se Leonard Farruku, 27 vjeç, nga Shqipëria, vdiq si pasojë e kompresionit në qafë dhe varjes me litar. Ai kishte jetuar fillimisht me dy kushërinjtë në Britaninë e Madhe, para se të transferohej në një strehim të administruar nga Home Office për azilkërkuesit, Clearsprings Ready Homes. Shefja e ekipit të mbrojtjes sociale, Nia Dowd, tha se kishte dërguar një email urgjent për Home Office, duke ngritur shqetësime për gjendjen e rënduar të tij mendore. Ajo tregoi se Farruku kishte shfaqur sjellje agresive...