Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Gruaja e tij ishte shtatëzënë…”, dëshmitarët flasin për aksidentin me një të vdekur në Lushnjë: Ja kush ishte fajtor
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në autostradën Fier-Lushnjë, në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Vajkanit”. Nga përplasja mes dy automjeteve ka humbur jetën një grua rreth 60 vjeçe, Marjana Kovaçi, ndërsa vajza e saj, Laureta Mali, që ndodhej në timon, dhe një tjetër pasagjer, kanë mbetur të plagosur. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga një manovër e gabuar parakalimi nga drejtuesja e mjetit tip BMW, e cila ka kaluar vijat e bardha në një kthesë, duke mos respektuar sinjalistikën rrugore. Në këtë moment, është përplasur me një automjet tjetër tip Citroen, me drejtues një shtetas të huaj me kombësi britanike, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëshortja shtatzënë.Bazuar në deklarimet e dëshmitarëve në vendngjarje, rezulton se...