Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Ndjenjat marrin zë”, koncerti i Ermonela Jahos në TKOB: E lumtur të kthehem në shtëpinë time
Ndjenjat e Ermonela Jahos marrin zë këtë të enjte në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në një koncert ku emocionet do të jenë kryefjalë. “Muzika është vlerë e shpirtit dhe në çdo notë ka një buzëqeshje, ka lot, ka gëzim, ka hidhërim, ka vuajtje… Mendoj se artisti ka këtë detyrë, të ndajë këto ndjenja me publikun”, u shpreh soprano. Ky rikthim para publikut shqiptar është veçanërisht emocionues për sopranon, që ka përgatitur një program të pasur me kryevepra botërore nga Verdi, Bellini, Donizetti, Puccini e të tjerë. “Janë pjesë që nuk janë luajtur ndonjëherë në Teatrin e Operas dhe Baletit, qoftë nga orkestra nga kori. Jam shumë e lumtur që jam këtu, emocioni është i madh, sepse mund të këndosh...