Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Zgjidhet mitropoliti i ri i Gjirokastrës dhe Korçës
Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i drejtuar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani, u mblodh sot në selinë e Qendrës Sinodike në Kryepiskopatën e Tiranës, ku zhvilloi një seancë për përzgjedhjen e udhëheqësve të rinj shpirtërorë të dy Mitropolive. Pas një procesi unanim votimi, Sinodi zgjodhi si Mitropolit të ri të Gjirokastrës Hirësinë e Tij, Nathanaili, i cili deri tani ka shërbyer si Mitropolit i Amantias. Ceremonia e fronëzimit të tij do të zhvillohet më 20 shtator 2025, ora 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit, në Gjirokastër. Ndërkohë, Mitropoliti i ri i Korçës u zgjodh po ashtu me vota të plota Hirësia e Tij, Anastasi, deri më tani Episkop i Krujës. Mësohet...