Rama para studentëve të Kolegjit të Europës: BE është bekim për Shqipërinë

Rama para studentëve të Kolegjit të Europës: BE është bekim për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama gjatë qendrimit të tij në Belgjikë, u ndal edhe në Kolegjin e Europës në Bruzh ku foli para studentëve. Në fjalën e tij Rama foli me superlativa për BE-në dhe aspirtatat e Shqipërisë për tu integruar në familjen e madhe europiane. “Për mua Europa nuk ishte realitet, ishte mit. Përfytyroni qiellin e errët dhe krejt befas të kap syrin një yll të zbehtë, një kanal të ndaluar italian. Europa ishte një yjësi, një ëndërr në bardh e zi. Pastaj erdhi 1989, kur muri i Berlinit ra por muri ynë mbeti i paprekur. Ata tanët thonin ne nuk jemi si ata, ne jemi realët, ata janë të degjeneruar. Ne mbetëm të kyçur në bunkerin tonë, një bunker që e kishim ngritur vetë. Në...