Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Zgjedhjet nuk ishin të lira’, Ndoja: Humbëm 18 mandate për shkak të rregullave të njëanshme
Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoj, i ftuar në një emision televiziv ka lëshuar akuza të forta ndaj institucioneve shtetërore, duke deklaruar se ato nuk funksionojnë dhe se zgjedhjet e fundit nuk kanë qenë të lira. Ndoja u shpreh se, opozita futet në betejën elektorale me rregulla të njëanshme dhe e penalizuar. ‘Ne kemi disa fakte konkrete, publike, ku asnjë nga organet nuk funksionon. Justitët e Kuvendit i japin Peleshit detyra se çfarë duhet të bëjë, por faktikisht funksion si administratë shtetërore, jo si administratë kuvendi. Ne jemi republikë parlamentare dhe Kuvendi është organi më i rëndësishëm në këtë vend.’ Ndoja e krahasoi situatën politike aktuale me periudha të mëparshme historike. ‘Një shekull më parë, mbreti Zog ndërmorri hapat e parë deri sa në vitin...