Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama thumbon Farage: Kështu ndodh kur largohesh nga BE, flet gjepura!
Kryeministri Edi Rama, gjatë një fjalimi të mbajtur në Kolegjin e Evropës në Bruzh, shfrytëzoi rastin për të kritikuar me ironi politikanin britanik Nigel Farage. Ai u shpreh se “kështu bën kur largohesh nga BE: flet shumë gjepura”, duke iu referuar deklaratave për të burgosurit shqiptarë. Mes të tjerash, Rama theksoi gjithashtu rëndësinë e BE-së për vendet e Ballkanit dhe rolin e saj në mbrojtjen e demokracisë dhe paqes në kontinent. Ndërsa vlerësoi Shqipërinë si një nga vendet më të mira për t’u vizituar. “Evropa, dje Bashkimi Europian, janë dy fjalë të lidhura me një, që është paqja, dhe paqja ka qenë arsyeja e lindjes së tij. Ditët e fundit, komisionerja Marta Kos po përmend kudo barometrin e BE-së për nivelin se sa vendet e Ballkanit...