Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Arjan Ndoj: Humbim 18 mandate vetëm nga rregullat e njëanshme të lojës, nuk janë zgjedhje të lira
Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoj, i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka lëshuar akuza të forta ndaj institucioneve shtetërore, duke deklaruar se ato nuk funksionojnë dhe se zgjedhjet e fundit nuk kanë qenë të lira. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko në studion e SYRI TV, Ndoja u shpreh se, opozita futet në betejën elektorale me rregulla të njëanshme dhe e penalizuar. ‘Ne kemi disa fakte konkrete, publike, ku asnjë nga organet nuk funksionon, përfshirë edhe presidentin e Republikës, që në mënyrën e sjelljes, mënyrën si vepron, si nga pikëpamja ligjore, por edhe nga pikëpamja vizuale e sjelljes së tij,’ tha Ndoj në një intervistë për SYRI TV. Ai shtoi se edhe organet e tjera nuk po ushtrojnë siç duhet...