Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Policia shkon t’i vërë prangat e ta dërgojë në qeli, ish kryebashkiaku Vangjush Dako përfundon në spital
Pas vendimit të Apelit të GJKKO për rikthimin në qeli të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, Policia është kthyer ‘duarbosh’, në pamundësi për ta dërguar ish zyrtarin në një nga IEVP. Sipas burimeve të Syri, Dako ka përfunduar në spital për shkak të problemeve kardiake që ka shfaqur. Burime jo zyrtare konfirmojnë se Policia është mësuar për këtë situatë, kur ka shkuar në banesën e tij që t’i komunikojnë vendimin e Apelit të Posaçëm, që e dënoi dhe duhej të rikthehej në qeli për disa ditë. Lexo edhe: Rikthehet në burg Vangjush Dako/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin e shkallës së parë Ajo çfarë mbetet e paqartë, ka të bëjë me faktin nëse është vënë në dijeni policia për lëvizjen nga banesa drejt spitalit...