Apeli rikthen në qeli ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit

Apeli rikthen në qeli ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit

vangjush dako-spak TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar ankimimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, duke lënë në fuqi dënimin e dhënë nga GJKKO me 2 vite e 8 muaj burg. Dako duhet të riktheht nga "arresti në shtëpi", në qelitë e paraburgimit për të vuajtur dënimin që i ka mbetur.  Ndërkohë, mësohet se Dako përfundoi në spital pasi u mësua vendimi që ai duhet të rikthehet në qeli, pasi i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 ditë dënim. Për këtë arsye nuk është kryer ekzekutimi i vendimit të Apelit të GJKKO, që kërkoi rikthimin e tij në burg. Nëse mjekët do të konfirmojnë se është në gjendje të mirë shëndetësore do të...