Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Incidenti me penalltinë e anuluar në fundjavë/ Telefonatë urgjente Furlani-AIA, Milan kërkon siguri për vendime të VAR
Ndeshja Milan-Bolonja në Serinë A është mbyllur me polemika të shumta për shkak të një penalltie që nuk u dha në favor të kuqezinjve. Nkunku u shty në zonë nga Lukumi e më pas pësoi një faull të dytë nga Frojler. Gjyqtari dha penallti dhe e anuloi më pas sepse rishikoi pamjet në VAR, por të gabuarat pasi nuk iu shfaq i gjithë aksioni. Një situatë e cila ka inatosur tifozët e Milanit e sidomos drejtuesit e skuadrës kuqezi të cilët kërkuan menjëherë shpjegim. Dhe shpjegimet kanë ardhur në një telefonatë direkte mes administratorit Xhorxho Furlani dhe drejtuesve më të lartë të Shoqatës së Gjyqtarëve në Itali (AIA). “Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se telefonata në fjalë nuk ishte për t’u ankuar, por për...