E rëndë në Alpe/ Turisti bie në humnerë gjatë kalimit nga Thethi në Valbonë, gjendet pa shenja jete

E rëndë në Alpe/ Turisti bie në humnerë gjatë kalimit nga Thethi në Valbonë, gjendet pa shenja jete

Një turist që po kalonte shtegun mes Thethit dhe Valbonës është aksidentuar rëndë duke rënë në një humnerë në zonën e Qafës së Valbonës. Miqtë e tij njoftuan menjëherë policinë, e cila së bashku me ekipet e kërkim-shpëtimit, infermierë dhe helikopter, u nisën drejt vendit të ngjarjes. Sipas raportimit të fundit, turisti i aksidentuar është gjetur pa shenja jete.