Kush do të zëvendësojë Holta Zaçajn? KED interviston dhe teston njohuritë e 6 kandidatëve

Kush do të zëvendësojë Holta Zaçajn? KED interviston dhe teston njohuritë e 6 kandidatëve

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi intervistoi sot kandidatët për të plotësuar vakancën në Gjykatën Kushtetuese për të zëvendësuar Holta Zaçajn. Kështu KED zhvilloi sot intervistat dhe testimin e gjuhës së huaj me kandidatët që kanë kaluar me sukses procesin e vlerësimit të kushteve ligjore. Nga ana tjetër, kandidatët që synojnë të bëhen pjesë e Gjykatës Kushtetuese, prezantuan platformat e tyre. Ndërkohë që ditën e nesërme do të vijojë sërish puna e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të dhënë pikët e kandidatëve. Në këtë garë janë 6 kandidatë 6 nga 13 kandidatët që aspiruan të bëheshin gjyqtarë Kushtetues. Ata janë juristët, ish-anëtari i KLGJ-së, Alban Toro, ish-komisionerja e vettingut, Alma Faskaj, gjyqtari i lartë, Asim Vokshi, ish-komisioneri publik, Florian Ballhysa, ish-kryetarja e komisionit të Pavarur të...