“I transferova tarifën e regjistrimit motrës që ta ndihmoja”, si u mashtrua drejtoresha nga Gramshi: Për platformën XUEX mësova në festën e 8 marsit nga kolegët

“I transferova tarifën e regjistrimit motrës që ta ndihmoja”, si u mashtrua drejtoresha nga Gramshi: Për platformën XUEX mësova në festën e 8 marsit nga kolegët

Një “viktimë” e skemave piramidale online, tregon si është mashtruar dhe ka humbur para përmes aplikacioneve të jashtëligjshme që ka përdorur. Elisabeta Xhepexhiu nga Gramshi, ka deklaruar në prokurori se është përdoruese e platformës XUEX, ndërsa TXEX nuk e njeh, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Xhepexhiu, që punon pranë Bashkisë Gramsh ne rolin e Drejtoreshës së Shërbimeve Sociale dhe ka deklaruar se për herë të parë është njohur me platformën në muajin mars nga kolegë të punës gjatë një drekë festë të 8 marsit. Në një orë të caktuar gjatë drekës ka vënë re se dy kolege me emrat Ermira Perisnaka dhe Jolanda Llapushi i vinte një sinjal në telefon dhe po kalonin kohë aty. Është bërë kurioze dhe i ka pyetur se...