Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Edhe pse në kërkim, djali i mikut të Ramës dhe Veliajt nuk ndalet nga dhunimi i qytetarëve, policia bën sehir
Nëntë muaj pasi dhunoi një efektiv të forcave Shqiponja, Sindi Allushi djali i kryetarit të njësisë numër 12 në Tiranë, Saimir Allushit këtë herë është përfshirë sërish në një konflikt ku ka dhunuar një kushëririn e tij. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së martës ku në prani të forcave të policisë ai dhunon kushëririn për një konflikt për çështje pronësie thotë policia. Pasi e ka dhunuar ai është larguar, ndërkohë babai i tij Saimir Allushi ka telefonuar personin e dhunuar duke e kërcënuar. Policia ka shpallur në kërkim Sindi Allushin dhe ka proceduar babain e tij. Nga SYRI TV Sindi Allushi djali i Saimir Allushit kryetarit të njësisë administrative numër 12 është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, për një konflikt fizik me një kushëririn...